Thellohet tragjedia në aksidentin e rëndë që ndodhi sot në aksin Milot-Rubik. Pas djalit 3-vjeçar me iniciale O.P., ka ndërruar jetë edhe babai i tij Shkurt Prenga 31 vjeç.
Në aksident janë përfshirë 2 automjete, ku një prej makinave u përfshi nga flakët. Për pasojë humbën jetën baba e bir ndërsa nëna Fabiola Prenga, ndodhet në gjendje të rëndë tek Trauma.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e aksidentit të rëndë.
NJOFTIMI I POLICISE
Në aksin rrugor Milot -Rrëshen, janë përfshirë në aksident automjeti tip “Benz” me automjetin tip “Opel”.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një i mitur 3- vjeçar, që udhëtonte me prindërit në mjetin tip “Opel” dhe ka marrë dëmtime është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë drejtuesi i mjetit tip “Benz”. Mjeti tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.