Një shtetas 65- vjeçar ka humbur jetën në spital, pasi më herët kishte humbur ndjenjat në det, në Shengjin. Lajmi bëhet i ditur nga policia, e cila njofton se ka nisur procedimin për një shtetas 50- vjeçar nga Lezha. Nuk kuptohet qartë, por mbase ky shtetas është pronari i bisnesit që administron hapësirën e plazhit ku u ndje keq 65- vjeçari. Mësohet se në momentin kur është ndjerë keq, i moshuari ishte 30 – 40 m nga bregu. Megjithëse i është dhënë ndihma dhe është dërguar në spital, ai ka vdekur.
“Më datë 29.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin A.P., vjeç 50, banuese në Lezhë, pasi në plazh Shëngjin, shtetasi I.L., vjeç 65, banues në Fushë-Krujë, pushues, është futur në det në një distancë 30-40 m nga bregu, ka humbur ndjenjat, i është dhënë ndihma, është dërguar në spital Lezhë, ku ka vdekur.”, njofton Policia e Shtatit. /ShkodraWeb/