Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bulqizë. Një 56-vjeçar i cili po peshkonte në lumin Drin, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike e për pasojë ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 ku shtetasi me iniciale Ramazan Murrja u dërgua në spitalin e Bulqizës por pa mundur të mbijetojë. 56-vjeçari dyshohet se po peshkonte me gjenerator.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18.30, është dërguar në spitalin e Bulqizës pa shenja jete shtetasi Ramazan Murrja, 56 vjeç, i cili paraprakisht dyshohet se duke gjuajtur peshk në lumin Drin, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.