(foto ilustrim) Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një 20-vjeçar duke punuar në lavazhin e vëllait, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Sipas policisë, i riu po punonte në lavazhin e vëllait, ra në kontakt me energjinë dhe ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/ Informacion paraprak.
Rreth orës 20:25, në Unazë të Re, shtetasi A.M., rreth 20 vjeç, duke punuar në lavazhin e vëllait të tij, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.