Pelegrinazhi në Kishën e Shën Ndout në Laç nisi me tragjedi në të martën e parë të saj. Një e moshuar, rreth 70 vjeç, humbi jetën pasi ra nga një lartësi ku po ndizte qirinj.
E moshuara ishte kapur për një gurë dhe në një moment ka rrëshqitur duke rënë për tokë. Ajo është rrëzuar duke ndezur qirinj pranë shpellës së Vlashit.
Pavarësisht dhënies së ndihmës së parë, gruaja, rreth të 60-ve, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.