Miliarderi francez, Olivier Dassault dhe piloti që e shoqëronte ndërroi jetë, pasditen e sotme, pasi helikopteri ku po udhëtonte u rrëzua. Helikopteri u rrëzua në Normandi, ku miliarderi kishte rezidencën.
Olivier Dassault, 69 vjeç, u zgjodh në Partinë Republikane të qendrës së djathtë. Sipas mediave të huaja, aksidenti ndodhi në Calvados në Normandi, në Veri të Francës.
Presidenti francez Emmanuel Macron i dha homazhe deputetit të LR-së me një mesazh në Twitter.
“Drejtuesi i industrisë, deputeti, zyrtari i zgjedhur lokal, komandanti i rezervave në forcën ajrore: gjatë gjithë jetës së tij ai kurrë nuk pushoi së shërbyeri vendin tonë, duke përfituar nga ai. Vdekja e tij e papritur është një humbje e madhe. “Mendimet janë me familjen dhe të afërmit e tij,” shkroi Kreu i Shtetit francez.