Një aksident tragjik, me pasojë vdekjen e tre anëtarëve të një familjeje, ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier. Ngjarja e rëndë është shënuar në vendin e quajtur Varibop, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal me ujë, duke iu marrë jetën drejtuesit të mjetit dhe dy pasagjereve, të cilët i përkasin të njëjtës familje.
Policia njoftoi për vdekjen e dy personave, drejtuesit të mjetit dhe një pasagjere, ndërsa mësohet se nga aksidenti ka mbetur viktimë dhe një person tjetër, që ndodhej në mjet. Bëhet fjalë për një vajzë të re, e cila ka vdekur së bashku me dy personat e tjerë nga aksidenti tragjik. Në vendngjarje kanë shkuar zjarriksja dhe policia, të cilat po punojnë për nxjerrjen e mjetit nga kanali dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve.