Një ngjarje e rëndë raportohet nga Elbasani ku një 25-vjeçare ka ndërruar jetë pas lindjes çezariane. Vajza ka ndërruar jetë një orë pas lindjes me çezarian, në maternitetin e qytetit. Mësohet se foshnja është në gjendje të mirë.
Ndërkaq, familjarët akuzojnë mjekët për pakujdesi. Bluzat e bardha, thonë se shkak i humbjes së jetës ka qenë një atak kardiak që pësoi vajza, e cila do bëhej nënë për herë të parë.