Një krim në familje ka ndodh në Lezhë. Burimet bëjnë me dije se djali ka vrarë nënën me thikë, shtetasen Gjylije Dani, rreth 88 vjeç. Policia ka vënë në pranga autorin, Arsen Dani, rreth 62 vjeç.
Djali i viktimës vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ngjarja ka ndodhur ne bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, shtetasi A. D., 62 vjeç, banues në lagjen “Besëlidhja” (dyshohet shtetas me probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen Gj. D., 88 vjeçe.
Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. D. dhe kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë), me të cilin është kryer vrasja.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.