Edmond Papaj, personi i cili plagos me armë zjarri në ambientet e një lokali në Tiranë ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.
Sipas policisë së Tiranës, ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 në rrugën “Fadil Bodinaku” në ambientet e një lokali.
Paraprakisht dyshohet se një person ende i paidentifikuar qëlloi më armë zjarri në drejtim të Papajt, i cili si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë. Papaj ishte nga Saranda dhe ndodhej në kryeqytet.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 16.30, në rrugën “Fadil Bodinaku”, në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin E. P., 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.