Një grua 59- vjeçare nga Kosmaci i Bashkisë Vau Dejës ka vdekur në spital ku ishte dërguar pasi kishte gëlltitur fostoksinë. Lajmi është dhënë sot nga Policia e Shkodrës, e cila nuk jep shumë detaje. 59- vjeçarja kishte gëlltitur lëndën helmuese me 21 korrik dhe ishte dërguar në Spitalin rajonal të Shkodrës, ku ishte nën kujdesin e mjekëve. Mesa duket, as bluzat e bardha nuk ia kanë dalë ta mbajnë në jetë gruan. Ndërkohë, me vdekjen e gruas mesa duket do të jetë Prokuroria që do të hedh dritë mbi rrethanat e ngjarjes së rëndë. Më poshtë, dy njoftimet zyrtare të Policisë së Shtetit.
“Në vijim të komunikatës, më datë 22.07.2018, në spitalin rajonal Shkodër, ka ndërruar jetë, shtetasi J.M., vjeç 59, banues në fshatin Kosmaç, i cili është vetëhelmuar me fostoksinë. Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër. Neni 99 i Kodit Penal.
Më datë 21.07.2018, në fshatin Kosmac, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetësia J.M, vjeçe 59, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër. Neni 99 i Kodit Penal.”