Një djalë i ri ka gjetur vdekjen mesditën e sotme në Qesarakë, pasi dyshohet të jetë vetëhedhur nga lartësia. Sipas burimeve nga Policia, paraprakisht dyshohet se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor. Viktima është shtetasi F. V., rreth 30 vjeç.
Tiranë/Informacion paraprak.
Më datë 19.03.2021, rreth orës 13:31, në Qesarakë, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia shtetasi F. V., rreth 30 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.