Një tjetër lajm tragjik nga koronavirusi. Një 17-vjeçar ka humbur jetën nga virusi i rrezikshëm, në vendin tonë. Mësohet se adoleshenti ishte i shtruar prej një jave te spitali Covid-2 “Shefqet Ndroqi”.
Raportohet gjendja shëndetësore e 17-vjeçarit ka qenë shumë e rënduar, me 100% të mushkërisë të prekur nga koronavirusi. Gjendja e tij ishte përkeqësuar më tej në 24 orët e fundit, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë.