Sot me datë 18.08.2021 në lagjen “Ahmet Haxhia”, Shkodër, dyshohet se shtetasi Fadil Bandulla, 79 vjeç në banesë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij shtetasen Sanije Bandulla, 83 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.
Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se shtetasi Fadil Bandulla ka varrë bashkëshorten dhe më pas veten .
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para disa ditësh .
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.