Deputeti nga Venezuela, Dario Ramirez teksa ka shkuar për të takuar Papa Françeskun bashkë me të fejuarën e tij i ka lënë të gjithë të pranishmit të shtangur. Kjo pasi ai është gjunjëzuar para të fejuarës në audiencën private të Papës për t`i kërkuar që të martohen. Ndoshta ky ka qenë një prej propozimeve më të veçantë të martesave, ku deputeti ka prekur jo vetëm zemrën e të dashurës dhe Papës por edhe të shumë personave në botë, pasi video shumë shpejt është bërë virale.
Dario Ramirez takoi Papën në Clementina të Pallatit Apostolik dhe në këtë event bëri dhe që vetë e fejuara e tij të mos dinte çfarë të thoshte. Ajo nuk e priste një gjë të tillë.
oshte. Ajo nuk e priste një gjë të tillë.