Kryeministri libanez Saad al-Hariri, ka dhënë dorëheqjen duke thënë në një transmetim televiziv se kishte frikë për jetën e tij, duke kritikuar ashpër Iranin.
Babai i Haririt, ish-kryeministri Rafik al-Hariri, u vra në vitin 2005. Hariri akuzoi Iranin për mbjelljen e “frikës dhe shkatërrimit” në disa vende, duke përfshirë Libanin. Ai u emërua kryeministër në nëntor të vitit të kaluar.
“Ne jetojmë në një klimë të ngjashme me atmosferën që mbizotëronte para vrasjes së Rafik al-Hariri,” tha ai në emisionin nga kryeqyteti saudit Riad.
“Unë e kam kuptuar atë që po komplotohet fshehurazi për të më vrarë.”
Hariri gjithashtu sulmoi lëvizjen Shiite, të mbështetur nga Irani Hezbollah.