Shkon te takoje te afermin e tij qe vuante denimin ne burgun e Fierit, por i riu nga Vlora e peson keq. Perfundon edhe per vete pas hekurave. Ngjarja ka ndodhur ne Fier dhe ne pranga u vu shtetasi D.M vjeç 26, banues në Vlorë.
Sipas policise, “gjatë kontrollit personal iu gjet dhe bllokua një telefon tip “Samsung”, të cilin po tentonte ta fuste në ambientet e IEVP, te një afërmi i tij, i cili është i dënuar”.
Njoftimi i policise
Më datë 05.01.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.M vjeç 26, banues në Vlorë, pasi në IEV Fier, gjatë kontrollit personal iu gjet dhe bllokua një telefon tip “Samsung”, të cilin po tentonte ta fuste në ambientet e IEVP, te një afërmi i tij, i cili është i dënuar.