Lindita Miloti, është e bija e Xhevdet Milotit, ish-sigurims shteti në kohën e regjimit komunist. E ftuar në studion e “Shqipëria Live”, Lindita hodhi akuza të rënda ndaj babait duke thënë se ka dhûnúar sistematikisht të vëllanë, por ka bërë dhe një seri krîmésh në kohën e diktaturës, ku përfshihen edhe pêrdhûnîme.
Për këtë ajo thotë se ka fakte konkrete, një prej të cilave e dokumentuar, në një nga shkrimet e At Zef Pllumit, i cili thotë se i ati i saj, Xhevdet Miloti, ka pêrdhûnuar gra e vajza në zyrat e Shkodrës.
Ndërkaq, ajo kërkoi falje të gjithë atyre personave që babai i saj i ka shkaktuar dhîmbje. Aryseja që ajo po rrëfen historinë e saj kaq vonë, është për të vëllanë që është dhûnûar nga i ati, por edhe për të njohur brezin e ri me jetën që ata kanë bërë.
“Babai e tradhtonte mamanë, shkonte me shumë gra, para se t’i bënte ndere shkonte në krevat me ta”, tregon Lindita. Gjithashtu ajo u shpreh se familjarët kanë tentuar ta elîmînojnë fizikisht, më konkretisht mamaja, motra dhe burri i saj.
“Motra ime më ka hedhur në gjyq në 2017, sepse dëshironte të më merrte pronën personale. E shtyrë nga bashkëshorti i saj, thurën plane për të më elîmînuar fizikisht. Madje kishin vendosur një person që më ndiqte”, rrëfen Lindita.
Gjithashtu shtoi se historinë e jetës së saj, e ka shkruar në një libër.
“Unë nuk dua të flas për krîmet e komunizmit, por për krîmet e familjes sime. Unë e di që Xhevdet Miloti ishte i keq në shtëpi, nuk e dija asokohe çfarë bënte jashtë. Unë po e bëj këtë sepse dua të tregoj të vërtetën e vëllait tim, sepse ai përjetoi vetëm dhûnë. Unë e tregoj për vëllain tim, e bëj për të dënuar krîmet e Xhevdet Milotit, por e bëj që brezat e reja të kuptojnë çfarë jete kemi bërë ne.
Përmasa e krîmeve, dua të bëj një deklaratë. I kërkoj falje të gjithë atyre që Xhevdet Miloti ka vrârë, dhûnûar. Ka prova. Unë dua të flas për vajzën e Ernest Krajës, e cila përmes komenteve ajo më ka përkrahur, jemi bërë si motra, më ka ftuar dhe në shtëpinë e saj. Ajo tregoi sesi babanë ia ka lidhur e dhûnûar.
Po kam folur me Agron Tufën dhe më ka nisur material. Don Lekën e lidhën prapa makinës dhe e tërhoqën zvârrë. Në librin e At Zef Pllumbit që citon që Xhevdet Miloti, ka pêrdhûnûar gra dhe vajza në zyrat e Shkodrës. Ka mundësi që ka vrârë kolegun e tij. Agroni, ishte ai që më edukonte të doja njerëzit. Ai bënte çdo gjë për të tjerët. Agroni lumturohej kur bënte mirë për të tjerët. Ai mbante çdo gjë brenda dhe filloi të pinte dhe kishte dhimbje të tmerrshme koke. Ishte vetëm. Ai ishte i miri i të mirëve dhe i keqi i vetes. Unë i kërkoj falje Agronit që po kërkoj të drejtën e tij me kaq vonesë. Historinë time të dëshpëruar unë e kam hedhur në një libër atë e kam shkruar në italisht, po e shkruaj në shqip do të bëhet dramë”, shprehet Lindita.
Lindita e akuzon të atin se prej vitesh i ka dhûnûar të vëllanë, Agronin, i cili humbi jetën në një aksident automobilistik.
Dhûna, sipas Linditës, ushtrohej për shkak se Agroni, nuk dëshironte të ndiqte gjurmët e babait si sigurims shteti. Pas shumë tôrtûrave, Agroni pranoi të vazhdonte shkollën për sigurims shteti, por shpesh në punë spiunohej nga i ati, i cili “krenohej” nëpër qytet që para idealit të partisë, nuk vendoste dhe të birin.
Ndërkaq, Lindita thotë që nuk e ka ndierë kurrë dashurinë e babait, madje e akuzon se sistematikisht e fyente me fjalë të rënda. Lindita, mamanë e përshkruan si bashkëpunëtore të babait, pasi nga frika, bindej në çdo gjë që ai vepronte.
Po ashtu, shtoi se, mamaja i ushqente vazhdimisht me edukatën që të mos i dashuronin njerëzit, por të kishin zili ndaj tyre. “Mamaja punonte edukatore”, tregon Lindita “dhe shprehej që fëmijët e mi të vdêsin, por fëmijëve në kopsht të mos i ndodhi gjë”.
“Lindita Miloti është një vajzë shkodrane e 62-it, përfundova fakultetin ekonomik në Tiranë dhe pas shumë muajsh pa punë, gjeta punë si ekonomiste në Kombinat, në “Misto Mame”. Ne ishim tre fëmijë, Agron Miloti, i cili u vrâ në një aksident automibilistik, një motër dhe unë. Unë erdha në këtë botë me tradhti, sepse vendosën fatin tim, dëshironin t’i shërbeja prindërve në pleqëri.
Xhevdet Miloti, unë jam për fat të keq vajza e Xhevdet Milotit. Ai ishte një ish punonjës i sigurisë së shtetit, ishte njeri me shpirt të keq, të zi. Ai dëshironte të bëhej krîmînel dhe gjeti punë në sigurimin e shtetit për të bërë krîme. Ai s’ka qenë prind. Në këtë jetë na ka sjellë për të na shfrytëzuar. Egoizmi i tij ishte aq ekstrem, sa që ai kërkonte prej nesh shpërblime, ‘ne ta kemi ba kokën dhe ne ta marrim’, thoshte vazhdimisht.
Ne duhet të bënim çdo gjë për të, sepse ne ia kishim për shpërblim atë që bënte për ne. Ai nuk na fliste kurrë dhe vetëm na kërkonte. Këto i bënte me mënyrën më ekstreme. Unë nuk kam pasur një baba. Nuk e di çfarë do të thotë fjala baba. Në këtë jetë nuk kam për ta provuar kurrë. Ai më thërriste bushtër e keqe, që në moshën tetë vjeçe dhe sa herë më shikonte më thoshte këtë.
Përsa i përket vëllait tim ai kishte një trajtim shumë të keq, babai e rrîhte me kamxhik, i nxirrte gjâk nga goja, unë isha e vogël. Mamaja ishte bashkëpunuese e Xhevdetit, ajo kishte frikë, tmerrohej prej tij. Ajo rrinte mbrapa derës teksa Agroni kishte oraret e tôrtûrave. Unë thoja që, ‘a mund ta ndihmoj Agronin; dhe ajo më thonte që ‘dhe ti do ta kesh përfundimin si Agroni, nëse e bën këtë gjë’. Sabahet Miloti ishte roje mbrapa deres e vënë nga Xhevdeti kur ai e tôrtûronte vëllanë tim të dashur Agronin. Pra Sabaheti ishte bashkëpunëtore e krîmînelit, pra edhe ajo ishte krîmînele. Sabaheti me vetëdije pranonte që ti tôrtûrohej djali dhe bënte roje. Kjo është e pafalëshme për një nënë, prandaj ajo NUK QUHET NËNË.
Agroni dhûnohej për të shkuar tek shkolla e sigurimit të shtetit. Ai e bëri atë shkollë dhe e dërguan në Korçë. Agroni ishte në ditët e para të punës. Babai e spiunonte dhe u thonte, ‘unë dal dhe kundra djalit për ti shërbyer regjimit’. Unë nuk arrija të përshkruaja sa monstruoz ishin ata. Ne i kishim frikë, mamaja na urrente sepse ajo nuk i do njerëzit dhe për më tepër ishte edukatore kopshti. Ajo na mësonte me zilinë për të tjerët. Thoshte që, fëmijët e mi të vdêsin, por fëmijëve në kopsht të mos i ndodhi gjë”, rrëfen Lindita./Top Channel/