Qyteti i vogël i peshkatarëve Ísafjörður në Islandë ka gjetur një mënyrë interesante për t’i detyruar veturat të ulin shpejtësinë gjatë lëvizjes në rrugët e këtij qyteti.
Ata kanë vizatuar në rrugë vendkalimet për këmbësorë Zebra me dukje 3 dimensionale. Ky lloj vizatimi u krijon shoferëve idenë e një objekti në rrugë duke i bërë ata që të ulin shpejtësinë.
Ideja për një projekt të tillë kishte ardhur pasi që i njëjti projekt ishte përdorur në New Delhi në Indi.