Drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit Dritan Gina ka reaguar pas vendimit të kryeprokurores Arta Marku për ta larguar nga pozicioni. ‘Vendimi mund të ndryshohet vetëm nga Këshilli i Prokurorisë, i cili ende nuk është mbledhur. Vendimi i kryeprokurores është i paligjshëm.
Lëvizja është e nxitur nga qare të caktuara politike. Autorët e ngjarjes në Elbasan nuk janë zbardhur, pasi policia nuk ka mbledhur provat. Vendimmarrja nuk bazohet në asnjë analizë. Kryeprokurorja nuk ka bërë asnjë mbledhje dhe nuk ka kërkuar asnjë analizë.
Kryeprokurorja pas kontakteve politike ka nxjerrë vendimin pë largimin tim nga detyra. Në aspektin personal nuk e kam aspak problem të largohem. Jam i nderuar që jam emëruar në Tiranë. Nuk mund të braktis detyrën, refuzoj ta zbatoj, pasi vendimi është i paligjshëm” deklaroi ai. /shqiptarja.com/