Arkitekti i mirënjohur Artan Shkreli, ish- zëvendësministër, ka humbur nënën e tij. Lajmin e ka dhënë ai vetë përmes rrjeteve sociale, ku të afërm, miq realë dhe virtualë, i kanë shprehur ngushëllimet.
Shkreli ka qenë shumë i lidhur me nënën e tij, Lalin (Lulëzime, emri i plotë) dhe shpesh herë ajo ishte pjesë e publikimeve të tij në rrjetet sociale. Madje, vetëm dy ditë më parë, publikoi një këngë dedikuar asaj.
Nëna e Artan Shkrelit, është edhe vjehrrja e Ledi Shmaku Shkreli, pedagoge, studiuese dhe ish- deputete. ShkodraWeb i shpreh ngushëllimet Artanit, Ledit dhe gjithë familjes Shkreli për këtë humbje.