Gjendet e pajetë e moshuara nga Shkodra. Lajmin e trishtë e konfirmojnë për ShkodraWeb familjarë të së ndjerës. Një ditë më parë familjarët njoftuan në ShkodraWeb largimin nga banesa të 75-vjeçares Valdete Shpataraku. Sipas tyre, deri rreth orës 3 të mengjesit, të ndihmuar dhe nga banorë të zonës ata kanë vijuar kërkimet.
Por fatkeqsisht ajo është gjetur e pajetë sot pasdite në fshatin Drisht, njësia administrative Postribë. Duket se ajo kishte marrë drejtimin e malit Cukal, pa u orientuar dot për shkak të problemeve shendetësore.
E moshuara vuante nga humbja e kujtesës, çka kishte shqetësuar shumë të afërmit e saj. Pavarësisht kërkimeve intensive nga familjarët dhe autoritetet, fatkeqësisht, ajo nuk mundi të gjendej në kohë. Ajo është gjetur nga forcat e policisë të cilët po krehnin zonën për të gjurmët e të moshuares dhe më pas i kanë dhënë lajmin e hidhur familjarëve.
ShkodraWeb i shpreh ngushëllimet e veta familjarëve të së ndjerës.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 17:10, në fshatin “Drisht”, është gjetur e pajetë dhe pa shënja dhune, në një ullishte shtetasja V. Sh., 75 vjeçe.
Kjo shtetase ishte larguar ditën e djeshme nga banesa.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.