Aktori i njohur i humorit Agron Llakaj ka dhënë lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të gruas së tij, Kostandinës. Bashkëshortja e artistit shqiptar vuante nga një sëmundje e rëndë dhe s’ka mundur ta fitonte dot betejën. Ajo është ndarë nga jeta ditën e djeshme dhe lajmi i trishtë u dha nga aktori në një postim në rrjetet sociale.
Postimi i plotë:
Pas nje beteje te gjate me nje semundje te rende…Gjysma ime më e mirë iku sot drejt Parajsës.
Me dhimbje të thellë ju njoftoj për ndarjen nga jeta të bashkëshortes time Kostandina,mami i Alkides dhe Enos, “Nina bukuroshe” e Adeas, nena e Teos dhe Brus.
Homazhet do të zhvillohen nesër në ‘Home Funeral Parajsa” (Ish-NShRAK-Tiranë). Ceremonia e varrimit në orën 15:00 në Varrezat e Sharrës’