Një lajm i trishtë këtë pasdite! Dorina Kuka, mësuesja e dashur dhe këshilltarja bashkiake e Tiranës, humbi betejën me sëmundjen e rëndë me të cilën luftoi më shumë se 2 vite.
Një apel për ndihmë, mbështetje financiare urgjente u përhap në mesin r qershorit në rrjetet sociale. Një mësuese, vetëm 35 vjeçare, Dorina Kuka, kishte nevojë urgjente për mbështetje.
Pasi luftoi për dy vite me një masë tumorale në gjoks, tashmë sëmundja e rëndë i është shaqur në tru. Dorina u nis me 20 qershor 2022 drejt Italisë për ekzaminime e kurim të specializuar.
Jo vetëm për Dorinën dhe familjen e saj, por për thuasje të gjitha familjet shqiptare, 50 mijë dollarë amerikanë, ishin një shumë e paimagjinueshme, kaq është ajo çfarë duhej të paguante në spitalin e specializuar italian për tu kuruar.
Shqiptarët anëkënd botës treguan se kanë zemrën e madhe, mbështesin bashkëkombasit sidomos kur kanë nevojë dhe janë në ditë të vështirë.
Edhe ShkodraWeb i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve, atyre mijëra që jetojnë në të katër anët e botës dhe me të cilët kemi kontakte virtuale tash 5 vite, të kontribuojnë me aq sa kanë mundësi për 35 vjeçare Dorina Kuka.
Ajo ishte shumë e re, kishte ndërtuar një familje dhe mbi të gjitha, kishte dy fëmijë të vegjël që e presnin me ankth ta shikonin nënën e tyre pranë atyre, për t’ ju rikthyer buzëqeshjen e gëzimin e jetës.
Por fati i keq dhe sëmundja e rëndë, pavarësisht solidaritetit, mbështetjes së institucioneve, lutjes së mijëra shqiptarëve, bëri që Dorina, nënë, bashkëshorte, mësese e aktiviste, të largohej nga kjo botë. ShkodraWeb i shpreh ngushëllime familjes, të afërmëve, miqve, të njohurve dhe kolegëve për këtë humbje të rëndë!