Një lajm i trishtë është mësuar mengjesin e sotëm. Arbëresha Mushani (Burazeri) ka ndërruar jetë. Një emër i njohur i arsimit dhe edukimit në Shkodër, një eksperte dhe aktiviste e shoqërisë civile e spikatur, u largua nga jeta në mënyrë të beftë vetëm pak ditë para ditëlindjes: me 1 korrik do të festonte 55- vjetorin.
Lajmin e trishtueshëm e kanë dhënë në rrjetet sociale familjarë, miq dhe kolegë të së ndjerës, teksa kanë përcjellë edhe ndjesitë e tyre për këtë humbje të madhe për familjen por edhe përtej.
Arbëresha Mushani ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm në arsimimin e shumë brezave, teksa ka qenë e angazhuar në fushën e shoqërisë civile, me shoqata, organizata dhe institucione të shumta vendase e të huaja.