Një lajm i trishtë është mësuar përmes rrjeteve sociale. Është ndarë nga jeta në moshën 52 vjeçare Arben Kurmeka, një nga studentët më aktivë të Lëvizjes së Dhjetorit 1990, pjesëmarrës i lëvizjeve demokratike dhe ndër më të spikaturit në radhët e opozitës.
Lajmin e kobshëm e kanë përcjellë në mediat sociale miq dhe shokë të të ndjerit, të cilët japin vlerësimet më të larta për Kurmekën. Nga ata ai cilësohet si një prind të devotshëm, demokrat i palodhur e anti-komunist i përjetshëm.
Të tjerë bashkëpunëtorë e të njohur të tij e cilësojnë një veprimtar politik që në fillimet e demokracisë, lindur antikomunist i pathyer, trim dhe frymëzues për të rinjtë, me shpirt të lirë e demokrat i flaktë, dha një kontribut të çmuar për Partinë Demokratike.
Ngushëllime për këtë humbje kanë përcjellë edhe drejtues të PD- së në të gjitha nivelet e saj por edhe qytetarë nga mbarë vendi që e njohën dhe vlerësuan Arben Kurmekën. Pushofsh në paqe, ngushëllime familjes e të afërmëve!