Është ndarë nga jeta në moshën 65 vjeçare gazetari i njohur sportiv nga Fushe- Kruja, Murat Aruçi. Lajmin e bën të ditur kolegu i tij gazetari sportiv Filip Gjokeja.
Postimi i Gjokesë
“Lamtumirë Shoku, Miku e Kolegu im i Nderuar Murat Aruçi! Shumë i Trishtuar për Ndarjen Tënde nga Jeta. Nuk Gjej Fjalë të Shpreh Hidhërimin qe më Ka Mbërthyer.
Qofsh i Xhenetit e të Qoftë Dheu i Lehte Miku Im!”, shkruan Filip Gjokeja në një postim të rrjetit social FB.
Murat Aruçi që prej vitit 1992 figuron zëri sportiv i Krujës dhe Fushës Krujës aty ku dhe jetonte së fundi. Ai ishte i dhënë mjaft pas profesionit duke pasqyruar me korrektësi dhe profesionalizëm aktivitetet sportive të zonës.