Edhe pse në muajin e 7- të të shtatzanisë, ajo punonte me devocion në spitalin e Laçit. Kështu pohojnë kolegët e Urdhrit të Infermierit për laboranten 34 vjeçare Aida Perdoda e cila ndërroi jetë nga ataku kardiak. Në zonën e Lezhës, është rasti i dytë në pak ditë që mosha të reja ndërrojnë jetë nga ataku kardiak, siç ishte edhe rasti i ushtarakut 27- vjeçar.
PUBLIKIMI I URDHRIT TË INFERMIERIT
Të nderuar kolegë,
Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të laborantes nga Lezha Aida Perdoda, (34 vjeç) si pasojë e atakut kardiak . Dhe pse ishte shtatzënë në muajin e shtatë ajo vazhdonte të punonte me përkushtim dhe devotshmëri pranë Spitalit të Laçit.
Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve.