Një ngjarje tragjike u regjistrua mbrëmjen e së mërkurës në lagjen “Skenderbeg” të Shkodrës. 15-vjeçarja, Melita Sh. ndërmori aktin ekstrem atë të vetëflijimit.
E mitura, në gjendje të rëndë psikologjike vendosi që t’ i jepte fund jetës duke u vetëvarur në banesn e saj. Ishin familjarët e adoleshentes ata të cilët e gjetën vajzën e tyre dhe menjëherë e dërguan në spitalin e Shkodrës, por fatkeqësisht ajo nuk arriti të mbijetojë.
Sipas informacioneve të deritanishme, ka dyshime se e mitura ishte shantazhuar dhe kërcënuar nga dikush, çka e ka shtyrë drejt këtij akti tragjik.
Shokë dhe shoqe të Melitës kanë reaguar nëpër rrjetet sociale. “Zemërthyer” për humbjen e mikeshës së tyre, ata kanë postuar foto të 15-vjeçares dhe momentet e kaluara me të.
Ndërkohë, mes dhimbjes dhe lotëve Melita Shkallës i është dhënë lamtumira e fundit këtë të premte. Ajo është përcjellë për në banesën e fundit ditën e sotme në orën 13:00.