Shkodra humbet nje tjetër personalitet, ndahet nga jeta në moshën 82- vjeçare piktori Muhamet Ganjolla.
Muhamet Ganjolla ishte një personalitet i njohur dhe i respektuar në Shqipëri, e në mënyrë të veçantë në qytetin e tij në Shkodër. Ai ka lënë gjurmë të rëndësishme në fushën e artit përmes punimeve të tij, ku peisazhet nga çdo cep i Shkodrës janë një pasuri e madhe në galerinë artistike të krijuar prej tij
Muhamet Ganjolla është angazhuar në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës dhe pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve dhe në mjaft evente ku ka lënë gjurmë me realizimet e tyre edhe në skenografi.
Janë të shumta, punimet e tij si piktor ekzekutues në dhjetëra skenografi të dramave dhe veprave të vëna në skenën e Teatrit “Migjeni” ku punoi për vite me radhë.
Ai ishte një njeri që la kontributin e tij të çmuar për artin në Shkodër, me një trashëgimi të mbushur me mirënjohje nga të gjithë ata që patën fatin të bashkëpunojnë me të apo thjesht ta njohin nga afër. ShkodraWeb i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmëve.