Ndërron jetë foshnja që u gjet e porsalindur në parkingun nëntokësor të pallatit në Yzberisht paraditen e së mërkurës (8 nëntor). Lajmi i trishtë është bërë publik nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla në një postim në Facebook. Ministri Balla shkruan se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve foshnja, që u braktis nga nëna në bodrum, nuk ia doli dot.
“Sapo mora një lajm të trishtë nga Drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” , i cili më njoftoi se foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë nuk ia doli dot edhe pse mjekët e spitalit bënë të gjitha përpjekjet.
Balla shprehet se kjo është një ngjarje e rëndë që kërkon një reflektim dhe masa konkrete nga të gjithë
“Sapo mora një lajm të trishtë nga Drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” , i cili më njoftoi se foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë nuk ia doli dot edhe pse mjekët e spitalit bënë të gjitha përpjekjet.
Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ka ndaluar nënën që e braktisi pa na dhënë mundësinë ne të gjithëve, agjencive shtetërore, shoqërisë civile ta gjenim në kohë dhe të mund ta shpëtonim. Kjo është një ngjarje e rëndë që kërkon një reflektim dhe masa konkrete nga të gjithë”, shkruan ministri Balla.
Dëshmia e nënës:
Nëna 30-vjeçare, e cila u shoqërua ditën e djeshme, ka deklaruar në polici se e ka braktisur djalin pasi nuk është e martuar dhe familja e saj nuk ishte në dijeni se ajo ka qenë shtatzënë.
Fëmija u gjet nga një banor i pallatit i cili ka dëgjuar të qarat e tij dhe ka njoftuar më pas policinë. Vogëlushi është dërguar në spital dhe raportohet se gjendja e tij është tepër e rëndë.
Sipas relacionit të spitalit djali ka mbërritur në spital pa shenja jete por “pas reanimimit intensiv prej 40 minutash, shfaqi shenja jete, bradikardi të thellë, reagime të dobëta”.
Në relacion thuhet se në kur foshnja mbërriti në maternitetin “Koço Gliozheni” bebi ishte i mbuluar me gjak e baltë dhe u konstatua hipotermi e thellë.
“Konstatohet hipotermi e thellë, dërrmishje të syrit të majtë, të gojës, të gishtave të dorës së djathtë me falanga të ruajtura, ekimoza të zonës skrotale, të cilat u evidentuan pas larjes së bebit. Pa shenja jete, pa respiracione, pa tone kardiake, klampohet kordoni umbelikal”, shkruhet në realicon.
Ndërsa përfundon: “Foshnja mbetet në gjendje tepër të rëndë i lidhur me aparatin e ventilimit me parametra maksimalë”.
Relacioni i plotë:
Foshnja me Nr.123, i seksit mashkull, Nr. kartele 238, me peshë 3580 g, u paraqit në Repartin e Terapisë Intensive Neonatale të Maternitetit “Koço Gliozheni”, i shoqëruar me policin e shërbimit dhe infermieren, në gjendje të traumatizuar, të dëmtuar, pa shenja jete.
Referohet i gjetur në garazhin e një pallati në zonën e Yzberishtit në gjendje të rëndë, i zhveshur, kordoni umbelikal i pa klampuar, mbuluar me hemorragji profuze, me shenja jete (sipas infermieres).
Në momentin e ardhjes në reanimacion bebi i mbuluar me gjak e baltë, konstatohet hipotermi e thellë, dërrmishje të syrit të majtë, të gojës, të gishtave të dorës së djathtë me falanga të ruajtura, ekimoza të zonës skrotale, të cilat u evidentuan pas larjes së bebit. Pa shenja jete, pa respiracione, pa tone kardiake, klampohet kordoni umbelikal.
U reanimua intesivisht, intubohet, masazh kardiak, izolohet linja periferike ku aplikohen medikamente për reanimim. Pas reanimimit intensiv prej 40 minutash, shfaqi shenja jete, bradikardi të thellë, reagime të dobëta. U bë mjekimi i plagëve në kushtet e asepsisë. Me fenomene hemorragjike nga pulmonet, dhe vendet e manipulimit. U porosit mase eritrocitare, plazëm e freskët e ngrirë.
Mbetet në gjendje tepër të rëndë i lidhur me aparatin e ventilimit me parametra maksimalë.