Ndërron jetë i riu Arlind Bushati, i plagosur në atentatin në Dobraç të Shkodrës. Ai ndodhej në reanimacionin e Spitalit Rajonal të Shkodrës, teksa mësohet se kishte marrë një plumb në kokë.
Ai është dërguar në spital në gjendje të rëndë dhe është futur në sallën e operacionit menjëherë. Janë konstatuar dëmtime të rënda, ndërsa më pas është zhvendosur në repartin e reanimacionit, ku nuk ka qenë e mundur të shpëtohet.
ShkodraWeb i shpreh ngushëllime familjes Bushati, të afërmëve, miqve dhe të njohurve për këtë humbje mjaft të rëndë.