Shën Tereza e Kalkutlës apo siç e njohim ne por edhe gjithë bota, Nënë Tereza, është padyshim shqiptarja më e njohur në mbarë botën, përgjatë gjithë historisë së njerëzimit. Shqiptarja shtatvogël dhe me zemër sa e gjithë bota, është tashmë simbol i bamirësisë dhe përkushtimit sidomos për më nevojtarët.
Çuditërisht, jo të gjithë ata që identifikohen si shqiptarë, kanë të njëjtin nderim për shenjtoren e Kishës Katolike. Janë shumë që pyesin “çfarë ka bërë për shqiptarët”, “ajo nuk dinte as shqip” e përralla të tjera. Në fakt, më poshtë mund të gjeni një letër shkruar me dorë nga vetë Nënë tezera dhe ishte viti 1979.
“Une gjithmon e kam në zemër popullin tem shqiptar. Shum luti Zotin që paqja e Tij të vijn në zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjith botën. Lutuni shum për fukarat e mij- dhe për mua dhe motrat e mija. Une lutem për juve. M Teresa Bojaxhiu”
lehtësisht dallohet se Nënë Tereza e shkruan mjaft mirë gjuhën shqipe edhe pse jo gjithmonë ka qenë në kontakt me shqiptarë, edhe pse ajo i përkiste dhe i përket botës. Por krenaria e saj për etninë, e shoqëroi gjatë gjithë jetës. “Me gjak jam shqiptare…”, niste një nga shprehjet më përsonifikuese të Nënë Terezës.