Afro 20 vite pas vrasjes së Azem Hajdarit, për të cilën është dënuar me 25 vjet burg, ekstradohet nga Turqia Izet Haxhia.
Ish-truproja e Sali Berishës mbërriti mbrëmjen e te martës, rreth orës 20:00, në Aeroportin e Rinasit, i shoqëruar nga oficerët e Interpolit.
Më pas, ai iu dorëzua Policisë së Burgjeve. Ndalesën e parë, para se të izolohej në Burgun 302, ku do njihet edhe me vendimin e marrë në mungesë, e bëri në Komisariatin e Rinasit, ku u kryen procedurat e mbërritjes dhe marrjes në dorëzim nga Drejtoria e Burgjeve. Izet Haxhia u vetëdorëzua pak ditë më parë në Policinë turke, ku kërkoi të kthehej në Shqipëri, pasi në shkurt të këtij viti, Gjykata e Lartë në Turqi vendosi që ai të ekstradohej.
Sot, faqja e tij e FB ka qene aktive, pasi paradite eshte postuar nje kenge e Alban Skenderajt, me nje dedikim. Fjalet me siguri jane te te dashures se Izetit e cila ka marre ne dore llogarine e tij ne rrjetet sociale, qe pasi Haxhia u vetedorezua ne Turqi.
Statusi në Facebook
Ti je forca ime, ti je shkembi im, ti je i miri im, Izet Haxhia! Jam edhe une me ty, ne ate qeli… Dhe do te jem, kudo qe te jesh!
Zoti eshte me ty, sepse ti je me Te Verteten! Qe zhytet, por nuk mbytet kurre!! Mire se u ktheve ne Atdheun tend, tonin, Dashuria ime e pamposhtur! Nuk je vetem♥️.