Vllaznia u mposht 1-0 nga Teuta, në ndeshjen e vlefshme për Kategorinë Superiore. Pikërisht për këtë 90 minutësh ka folur trajneri i shkodranëve, Brdaric, i cili nuk mund të jetë i kënaqur. Gjithashtu, ai i “faturon” këtë dështim edhe fatit, sipas të cilit, diçka e tillë mungoi.
“Sot humbëm ndeshjen 1-0. Bëmë vetëm një gabim në zonë dhe u ndëshkuam nga një pasim i gabuar. Në pjesën e parë ishte një ndeshje e barabartë. Në pjesën e dytë kishim më shumë kontroll. Bëmë disa sulme të rrezikshme. Ky është momenti që nuk kemi fat për të gjetur portën. Pas ndeshjes mund ta analizoni ndeshjen si të doni. Ne i japim mundësinë lojtarëve për të luajtur. Nëse do kishim fat, mund ta ndryshonim fatin e ndeshjes. Në këtë rast, nuk kemi fat. Goditëm dhe traversën. Duam ta pranojmë dhe t’i japim lojtarëve sepse na duhet për ndeshje të tjera.
Arbitri? Ishte ndeshje e vështirë për të. Sjelljen teatrore të rivalit nuk e kam parë asnjëherë në jetën time, ky është sport burrash. Për mua nuk ishte e ndershme. Ne nuk kemi në dispozicion Markun dhe Isaevskin. Këto dy lojtarë nuk ishin me ne sot. Ne do u japim besim atyre që ishin në fushë. Vetëm fati na mungoi.
Ne kemi luajtur 90 minuta. Ata ishin vetëm duke u mbrojtur. Duhet t’u japim besim lojtarëve. Në këtë periudhë të kampioantit, kemi shumë çështje për të zgjidhur. Se si duhet zgjidhur, na duhet mbajmë mendjen te këto çështje. Ne nuk hedhim krosime në zonë. Duket sikur lojtarët janë të bllokuar. Nuk kam përgjigje për këtë. Në fund ne iu themi të vërtetën lojtarëve, e më pas u takon atyre të veprojnë në fushën e lojës. Lojtarët duhet të pranojnë kritikat. Ne duhet ta përmirësojmë lojën sulmuese. Nëse e bëjmë një gabim, rivali na ndëshkon. Duhet të tregojëm sa vlen. Në pjesën e parë kishte goditje që shkuan shumë afër portës” – tha ai.