Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, ka reaguar sërish pas fitores së Vllaznisë në ndeshjen me Bylis pasditen e sotme. Ajo ka postuar një faqen zyrtare në Facebook një video- përmbledhje të ndeshjes së Ballshit, të cilën e ka shoqëruar me vetëm dy rreshta.
“Nuk ka më mire! ❤️? ….edhe një lutje e fundit…?tifozēt në stadium⚽️”, shkruan kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi. Prej disa vitesh ajo mund të quhet “tifozja e parë” e Vllaznisë, në ditë të mira dhe më pak të mira për kuqeblutë.
Tashmë ajo ka një kerkesë publike, të cilën e quan edhe lutje: Rikthimin e tifozëve në stadiume, të cilët janë penalizuar për shkak të pandemisë. Kerkesa është e ligjshme, aq më tepër kur shkodranët, tifozët më të mirë e më objektiv të Shqipërisë, do të kishin mundësi të shijonin e gëzonin me paraqitjet fantastike të Vllaznisë së tyre të zemrës.
Kerkesa duhet të miratohet nge Komiteti i Ekspertëve e më pas të kthehej në akt normativ nga qeveria. Në disa vende të Europës e më përtej, tifozët kanë nisur të rikthehen në stadiume, sigurisht nën masa të forta mbrojtje e distancimi. /ShkodraWeb Media/