Dy turistë hungarez janë aksidentuar ne aksin Shkoder-Koplik ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ka ndodhur në Shtoj në aksin Shkoder- Hani i Hotit ndërsa në aksident janë përfshirë motorcikleta me të cilin lëviznin turistët hungarez dhe një automjet qe drejtohej nga një banor i zonës.
Çdo gjë ka ndodhur kur një grup turistesh me motorcikleta prej 12 personash kane qene duke u kthyer nga Thethi ne drejtim te Shkodrës. Pranë Shtojit të ri në nje nga daljet e autostrades, motori i cili mendohet se ka qene duke levizur tej normave te lejuara eshte perplasur me automjetin Opel i cili ka qene me sinjal te ndezur duke prere rrugen. Për pasojë dy turistët që kanë qënë në motorcikletë kanë mbetur të plagosur. Një vajzë ka marre plagë në trup dhe ka thyer kemben ndersa eshte derguar menjehere ne spitalin rajonal te Shkodres ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, po ashtu plage te lehta ka marre edhe drejtuesi i motorcikletës.
Menjëherë ne vendngjarje ka mberritur grupi hetimor ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit. Aksi Shkoder- Hani i Hotit vijon te jete burim aksidentesh jo vetem per mungesen e plote te sinjalistikes por nga ana tjeter edhe per shkak se ne te gjithe gjatesine mungojne mbikalimet apo nenkalimet. Ndersa ketyre aksidenteve nuk u jane shmangur as turistet e huaj. /rozafa.tv/