Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama ka folur sot pa ‘dorshaka’ duke treguar frikën e tij të madhe lidhur me një premtim elektoral që ndoshta edhe s’mund ta mbajë dot. Gjatë një intervistë për ‘Përballë’ në RTSH, kryeministri tha se premtimit që i druhet më shumë është fakti që të mos mund ta çojë tepsinë për skrap gjatë mandatit të dytë. “Premtimi që i druhem më shumë është që të mos mund ta çojmë tepsinë për skrap gjatë mandatit të dytë. Rezistenca do të jetë e fortë edhe brenda nesh pasi sistemi i interesave të lidhur me tepsinë është shumë më i komplikuar dhe është shumë më i fuqishëm sesa çfarë duket.”, tha Rama.