Regjisori, Eduart Grishaj do të bëhet baba për herë të parë me partneren e tij, Arbana Osmani. Ndersa moderatorja është në muajt e fundit të shtatëzanisë, por pavaresisht kesaj çifti nuk e ka zbuluar ende gjininë e bebit.
Here pas here Arbana shuan kureshtjen e fansave me ndonje detaj te vogel nga shtatezania e saj, ndersa sot Eduarti na ka shuar disa kuriozitete për fëmijën që do të vijë në jetë.
Gjatë një interviste për “Pushime on Top”, Grishaj rrëfeu se megjithëse nuk e di kur do ta bëjnë dasmën, e ka të qartë vendin ku do të mbahet.
“Dasmën nuk e di kur do ta bëjmë, por do ta bëjmë në Bogë. Arbana është pro gjërave të bukura dhe Boga futet tek gjërat e bukura”- tregoi ai.
Gjithashtu, regjisori rrëfeu si e ka përjetuar lajmin e shtatzënisë dhe më pas pranoi se bebit do t’i vendosin një emër tipik shqiptar.
“Në fillim ishte shumë emocionuese. Më pas me kalimin e kohës kthehet cdo gjë në normalitet. Por pastaj fillojnë zënkat pse ma bleve këtë shalqinin kështu, po domatet pse si more të fshatit dhe thua kur po vjen momenti që të iki kjo periudha. Emri do të jetë tipik shqiptar”- ka thënë regjisori.