Ish- kryeministri Sali Berisha ka publikuar para pak minutave një foto dhe ka bërë një koment lidhur me situatën aktuale në selinë e PD- së. Bazuar në foton që është produkt i një faqeje të njohur humoristike, Berisha ka një paralajmërim për kryeministrin e vendit.
“Edvin larg duart nga selia e PD!
Ky nuk eshte repart ushtarak por eshte Selia e Partise Demokratike!
Miq, ne nje akt te pashembullt, armiqesor absolut ndaj Partise Demokratike, Kreu i Meduzes Edvin Kristaq Rama pushton me narkobandite me uniforme Seline e Partise Demokratike! sb”, shkruan Berisha në faqen e tij në Facebook.
Mbrëmjen e kaluar, Berisha hodhi akuza për trupa të policisë dhe RENEA-s në terracën e selisë së PD- së. Vetë kryeministri Rama por edhe Policia e Shtetit përgenjeshtruan, duke thënë se nuk përfshihen në situatën politike të krijuar në Partinë Demokratike.