Marrëdhënia e Luizit dhe Kiarës është komentuar shumë për shkak se Luizi shihet shumë i përfshirë e Kiara më e ftohtë. Prandaj Luizi ka vendosur të distancohet nga Kiara për t’i dhënë hapësirë.
Ai i ka thënë Kiarës se do presë që ajo të vijë ta kërkojë vetë.
Kiara nga ana tjetër e mori si kusht këtë vendim të Luizit dhe i bëri të qartë se nga ana e saj gjërat nuk do vijnë shpejt.
A po shkon drejt krisjes një raport i bukur i krijuar në BBVip në mes shkodranit Luiz Ejlli dhe moderatores Kiara Tito apo personazhi kryesor i këtij reality show po ndryshon “lojën”?! Mbetet të shihet!