Në 27 korrik do të jetë eklipsi i plotë i Hënës, më i gjati i shekullit.
Në këtë mbrëmje toka do të gjendet në mes të Diellit dhe të Satelitit, duke projektuar mbi të një kon hijeje. Hëna do të ngjyroset me të kuqe për 103 minuta. Në Europë fenomeni do të jetë i dukshëm pothuajse kudo.
Eksperti italian Paolo Volpini, shpjegon që fenomeni i 27 korrikut mund të shihet nga të gjithë, sepse është në një kohë kur lind hëna rreth orës 21.
Faza e plotë parashikohet rreth orës 21.30 deri 23.13, ndërsa kulmin e saj do ta ketë rreth orës 22.22.
Ajo e eklipsit do të jetë edhe një minihënë, sepse sateliti do të gjendet në distancë maksimale nga planeti jonë, më shumë se 406.000 kilometra.
Ndër të tjera Marsi, pikërisht në 27 korrik do të ndriçojë më shumë se zakonisht duke qenë në një pozicion të kundërt me Diellin në krahasim me Tokën.
Ky fenomen quhet ‘Opozite’. /BALKANWEB/