Shkruan në Facebook Benet Beci, kandidat për kryetar i Bashkisë Shkodër: Një strategji e mirë e zhvillimit ekonomik mund të ndodhë vetëm nëse përgatitet nga vetë ne dhe ne besojmë tek ajo; asgjë nuk mund të vijë dhuratë nga diku tjetër.
Takimet me banorë e përfaqësues të bizneseve, kanë vlerën e madhe të njohjes së problemeve, por edhe vjeljes së ideve se si kjo strategji mund dhe duhet t’u përgjigjet nevojave konkrete që ata kanë.
Ekonomia është në qendër të vizionit për zhvillimin e Shkodrës dhe jam i bindur se bashkia duhet të ketë një rol kyç në zhvillimin ekonomik.