Nga Oerd BYLYKBASHI
Me mire kerko avokat! Sot paska dale te recitoje psalmin “Vetem ne qe lirojme kriminelet e duam reformen ne drejtesi” vete Ministrja e Drejtesise! Po, vete ajo. Qenka e shqetesuar pse opozita nuk ua miratoka symbyllur listen e KLGJ dhe KLP me kandidate ishministra socialiste, ishbashkepunetore te Sigurimit, gjyqtare, prokurore e hetues qe kane denuar per politike, me probleme me dekriminalizimin, te skualifikuar nga ONM, qe nuk kane paguar taksat, apo kandidate qe kopjojne si ne fillore!
Shqetesohet madje edhe me “naivitet” se kjo po pengoka drejtesine! Ate drejtesi qe me firmen e kesaj Ministreje ne bashkepunim me Prokuroren e Pergjithshme Provizore i hoqi nga duart Prokurorise se Krimeve te Renda deshmitarin kyc te dosjes Tahiri/Habilaj. Gjoja po ndihmojne drejtesine italiane, por ne fakt penguan drejtesine shqiptare. Fundja, le te denohet Habilaj ne Itali, mjaft te shpetoje Tahiri ne Shqiperi.
Opozita po pengon moj Ministre?! Po nese zbatohej Kushtetuta konsensuale, sot do kishin KLGJ e KLP te ngritur, do kishim Prokuror te Pergjithshem sipas Kushtetutes, do te kishim SPAK te pavarur.
Pengimi i drejtesise perben krim. E nese sot do te kishim SPAK te pavarur, prokuroret e tij sot do te trokisnin me prangat ne duar ne deren e Ministres se Drejtesise dhe Prokurorise se Pergjithshme. Por mos u merzisni sepse nese nuk ju vjen SPAK, do t’ju vijne shqiptaret!