Ekstradohet në SHBA Arben Bregu, 50- vjeçari shkodran i kërkuar për tentativë vrásjē në Florida. Mësohet se transportimi i këtij shtetasi është bërë nga FNSH Shkodër, e cila e kishte në mbikqyrje edhe që nga momenti i arrestimit më të fundit me 21 janar.
Mësohet se Bregu në Rinas u është dorëzuar sherbimeve të Departamentit të Drejtësisë së SHBA- së, të cilat kanë ardhur enkas për ta marrë. Në SHBA, për shkodranin 50 vjeçar do të ketë një proces gjyqësor.
Burime pranë Bregut, bëjnë me dije se ai ka qenë i gatshëm të ekstradohet që në momentin e parë për t’ ju nënshtruar drejtësisë amerikane. Ekstradimi është pezulluar përkohësisht për shkak të ndalimit të fluturimeve për pandeminë.
Pak ditë më parë, komunikimi me strukturave të drejtësisë së dy vendeve, SHBA dhe Shqipëri, kanë krijuar kushtet për të kryer ekstradimin dhe për këtë arsye, kanë ardhur dy agjentë amerikanë në vendin tonë.
Pas arrestimit me 21 janar 2021, Bregu doli para një gjykate në Shkodër, e cila nga arresti me burg e la në shtëpi nën mbikqyrjen e efektivëve të FNSH Shkodër. Kanë qënë pikërisht këta që bënë edhe shoqërimin e 50 vjeçarit drejt Rinasit për tu ekstraduar në SHBA. /ShkodraWeb Media/