Një i dënuar për “vrasje me dashje” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje të amrëmve luftarake”, i dënuar me 11 vite burgim është ekstraduar nga Kosova për në Shqipëri. Ai do të vuaj dënimin e marrë nga Gjykata e Shkodrës. Sipas policisë bëhet fjalë për 40-vjeçarin B.V.
Më datë 23.11.2017, ora 13:00, u bë ekzekutimi i urdhrit Nr.429 datë 12.06.2008, të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për ekzekutimin e vendimit penal Nr.477, datë 26.12.2007, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, lënë në fuqi me vendim Nr.163 datë 21.05.2008, të Gjykatës së Apelit Shkodër, për shtetasin B. V. 40 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili” Shkodër, i cili është dënuar me 11 vite burg për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentative dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve” të parashikuara nga nenet 76-22 dhe 278/2 të Kodit Penal. Shtetasi B. V. ka qenë në kërkim ndërkombëtar dhe është ekstraduar më datë 21.11.2017, nga Kosova nëpërmjet P.K.K Morinë. Materialet i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme./panorama/