Të tjera detaje kanë dalë mbi ngjarjen e ndodhur gjatë pasdites së sotme në Lezhë, ku mbeti viktimë Nikolin Marku (Lekstakaj), rreth 42 vjeç.
Sipas burimeve paraprake, ngjarja dyshohet të ketë lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj 3 muaj më parë në lokalin e tij në Shëngjin.
Për vrasjen e Nikulajt janë akuzuar 5 shtetas të huaj dhe shqiptari Edmond Haxhia, i cili dyshohet të ketë qenë porositësi.
Kujtojmë se fiset Nikulaj dhe Lekstakaj janë në hasmëri prej vitesh. Ndërkohë policia po punon për kapjen e autorëve.