Policia ende nuk ka asnjë autor për ekzekutimin e efektivit të policisë FNSH Shkodër, Xhulio Prela në superstradën Lezhe-Milot. Bëhet e ditur se policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa në fshatrat e Kurbinit dhe Lezhës që janë afër vendit ku ndodhi ngjarja.
Ndërkohë janë shoqëruar disa persona, te cilët po merren në pyetje, pasi dyshimet janë se autoret mund të jenë nga këto zona. Veprimet hetimore po vijojnë, por për shkak te sekretit hetimor nuk jepen te dhëna.
Efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës, Xhulio Prela, u ekzekutua me armë zjarri pistoletë në orët e para të mëngjesit të së shtunës, teksa po kthehej nga Hajmeli i Shkodrës ku e kishte dërguar një mik të vëllait të tij, i cili kishte ardhur nga Anglia përmes aeroportit të Rinasit pak pas mesnate.
Ndaj 26- vjeçarit është qëlluar tri herë me pistoletë dhe një nga plumbat e ka kapur në zemër, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ndërkohë, në dëshminë e dhënë para hetuesve personi që kishte marrë efektivi i Policisë nga aeroporti i Rinasit për ta dërguar në Hajmel të Shkodrës është shprehur se 26-vjeçari nuk i kishte shprehur ndonjë shqetësim.