Prokuroria e Lezhës ka kërkuar dënimin me 20-vite burg për Redion Hysën, i cili akuzohet për vrasjen e ish-efektivit të policisë FNSH Shkodër, Xhulio Prela, ngjarje e ndodhur në muajin dhjetor të vitit 2020 pranë fshatit Gajush të Lezhës.Konkluzionet janë dhënë nga prokurori Erjon Shehaj dhe tashmë do të jetë trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Eva Hysko, e cila do të vendosë për fatin e të riut.
Redion Hysa bashkë me kushëririn e tij Sokol Hysa u arrestuan nga Policia e Lezhës me 28 dhjetor të vitit 2020, pasi kishin qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të karburantit kamerat e të cilit kishin filmuar vrasjen policit.Pas veprimeve hetimore ndaj dy te rinjve u ngritën akuzat “Mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve” dhe “Kanosjes me arme”, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 28 gëzhoja.
Pas një kontrolli policia gjeti një armë zjarri pistolete ne depozitën e ujit qe ndodhej mbi tarracën e shtëpisë se Redion Hysajt, dhe rezultoi se ishte përdorur në ngjarjen ku mbeti i vrarë efektivi Xhuliano Prela.Ekspertiza balistike, ka provuar shkencërisht se pistoleta që mbahej e fshehur në depozitën e ujit, ka kryer 3 qitje në fshatin Gajush të Lezhës, vend i cili u gjend i pajete, efektivi i policisë.
Madje ekspertet, shtojnë se edhe predha, që i ka marre jetën punonjësit të policisë, është qëlluar pikërisht nga arma e gjendur ne banesën e Redion Hyses.
Për ketë fakt, Hysa është njohur me rezultatin e ekspertimit balistik dhe gjetjen e armës ne depozitën e ujit tek shtëpia e tij, por i riu nga mohuar në vazhdimësi të ketë lidhje me vrasjen e ish-efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër Xhulio Prela.Ky i fundit u ekzekutua me armë zjarri në oret e para të mëngjesit të 6-dhjetorit të vitit 2020 teksa po lëvizte me automjetin e tij në drejtim të Tiranës.