Xhelal Reçi është ish-punonjësi i policisë i cili u ekzekutua ditën e sotme në qytetin e Laçit nga persona ende të paidentifikuar. Emri i tij nuk është i panjohur, pasi në vitin 2020 i është bërë atentat me armë zjarri djalit, Besnik Reçit, i cili po lëvizte me familjen.
Kjo u bë e ditur në atë kohë nga ish-kryeministri Sali Berisha i cili bëri publik denoncimin që i kishte mbërritur.
Besnik Reçi denoncoi te Berisha se në datë 15 gusht 2020, një motor e ka ndjekur atë nga Shëngjini deri në Bushat të Shkodrës dhe se policia nuk ka bërë asgjë. Ai tregoi se atentatorët kanë qëlluar me armë në drejtim të makinës së tij, brenda së cilës ndodheshin edhe gruaja me 2 fëmijët e tij, mirëpo kanë mundur të shpëtojnë nga plumbat.
Ditën e sotme u vra i ati i tij, në orën 07:23 të mëngjesit, nga persona ende të paidentifikuar. Policia ka ngritur postoblloqe në të gjithë qytetin për të gjetur autorët ndërkohë që pritet ndihma dhe nga grupet e FNSH-së.
DENONCIMI I BESNIK REÇIT ME 12 SHTATOR 2020
Perdhendetje dr Kam nje vidio te nje atentati qe me ka ndodhur me 15 gusht 2021 kam qen me bashkshorten dhe me dy femit me ka vazhduar per nga kryqezimi shengjinit e deri ne bushat te shkodres dhe kam kaluar tre postoblloqe policie dhe skan raguar fare i kam me vidio dhe tu me shiku policia dhe ka njoftu nusja ne tel ka vzhdu njekja 20 minuta te lutem me ndimo ti publikoj ti kam cuar video dhe ne fejzbuk Kjo esht vidio dyt shikojet c klasi gri dhe motorri pas dhe polici qarkullimit qe kap gjoja radion me kan shiku policit ka marr dhe nusja per 20 minuta komisarjatin e lezhes dhe njerzit e mi ne tel kan njoftu komisarjatin e lacit po asnje gje vec kur kam hik vet ne komisarjatin e shkodres se der ne bushat te shkodres me ka ndjek motrri duke me gjuajtur pastaj jan terjek dhe kan kthy atentatort mbrapsh per lezh policia ka dhene vetem njoftimin e meposhtem.